20:28 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Vulin: Pres presion ndaj Vuçiqit, mbështes Listën Serbe

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sonte se nuk pret shumë nga takimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kreut të diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, por pret një vazhdim të presionit mbi Vuçiq.

“E di se këto presione nuk do të kenë sukses në ndonjë mënyrë për të ndryshuar Vuçiqin në një kuptim politik, dhe askush nuk mund ta presë këtë. Shpresoj se Mogherini ka mësuar se Vuçiq mund t’ju tregojë se çfarë mendoni, por ju nuk mund t’i impononi mendimin, sidomos jo përmes kërcënimeve”, tha Vulin për TV Pink.

Ai tha se arrestimi i djeshëm i Marko Gjuriq, i ashtuquajtur shef i Zyrës serbe për Kosovën, “ishte sulm terrorist”, ndërsa shtoi se mbështet vendimin e Listës Serbe për t’u larguar nga Qeveria e Kosovës.