15:22 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vulin vajton Mlladiçin:  Ky vendim flet për drejtësinë në Tribunalin e Hagës

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha sot se për fat të keq vendimi për Ratko Mlladiqin ishte i pritshëm, i cili, siç thotë ai, po flet keq për Tribunalin e Hagës si një gjykatë e drejtësisë.

“Sepse ne nuk duhet të harrojmë se është një vendim i shkallës së parë dhe nëse ligji nuk është vetëm një fjalë atëherë do të mbetet vetëm për të parë se çfarë do të vendosë gjykata në shkallën e dytë,” tha ai.

Ish-gjenerali serb i Bosnjës u dënua nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm.