15:41 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Vulin: Vizita e Vuçiq në Kosovë tregon se Serbia nuk dëshiron të largohet nga aty

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka deklaruar se vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë si dhe takimi i tij me serbët është bërë në momentet më të këqija.

Sipas tij kjo vizitë është bërë për të treguar se Serbia nuk dëshiron të largohet nga Kosova, transmeton Indeksonline.

“Vuçiq tregoi se është burrështetas të cilin nuk e kemi pasur shumë kohë. Ai tregoi se kujdeset për çdo person që jeton në territorin e Kosovës dhe se kjo është politikë e jona, politikë e cila vetëm e forcon pozicionin e Serbisë, por edhe të serbëve atje”, ka thënë ai, raporton Tanjug./Indeksonline/