09:56 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Vushtrri, gjenden një armë gjysmë automatike dhe tetë fishekë

Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit të bërë në një shtëpi në fshatin Skromë të Vushtrrisë janë konfiskuar një armë gjysmë automatike, tetë fishekë dhe një gëzhojë.

I dyshuari pas intervistimit është liruar, përcjellë Indeksonline.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme me urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë ka bërë kontrollen e shtëpisë së të dyshuarit mashkull K/Shqiptar me ç’ rast ka gjet dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike, tetë fishekë dhe një gëzhojë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/

Foto ilustrim