14:10 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Vushtrri/Personi i sëmurë nxirret nga banesa prej mjekëve dhe policisë

Një person i sëmurë është bartur sot me autoambulancë nga banesa e cila ndodhet në rrugën “Wesley Clark” në Vushtrri, raporton IndeksOnline.

Autoambulanca dhe një patrullë policie kanë intervenuar në rast.

IndeksOnline ka siguruar një video ku shihen mjekët teksa e marrin në autoambulancë personin e sëmurë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për IndeksOnline se personi ishte me sëmundje kronike dhe është dërguar në tretman mjekësor.

“Policia është informuar për një person me shëndet të ligë. Është njoftuar menjëherë ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë të sëmurin. Nuk kemi të bëjmë asgjë me virusin korona, mirëpo me një të sëmurë kronik”, ka thënë Zahiti./IndeksOnline/