19:19 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vushtrria e tërheq Trepçën 89 drejt rënies

Vushtrria përkundër që ka rënë matematikisht nga Superliga, po mundohet që të tërheq skuadra tjera me vete.

Sot ata barazuan 1:1 me ekipin e Trepçës 89, duke ja vështirësuar skuadrës nga Mitrovica mbetjen në Superligë, transmeton Indeksonline.

Golin për Vushtrrinë e shënoj Fazliu në minutën e 78-të, kurse barazimin Trepça 89 e arriti në minutën e fundit me anë të Arb Manaj.

Trepça 89 gjendet në zonën e kuqe, 3 pikë larg mbijetesës./Indeksonline/