75 Mall Live Search
18:04 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / L A

Vushtrria rikthehet në Superligë, Liria dhe Dinamo Ferizaj në barazh

Liga e Parë ka pasur përfundimin më të zjarrtë në vitet e fundit.

3 ndeshjet ishin ato që përcaktuan ekipet që ngriten në Superligë dhe ato që do të luajnë në barazh.

Vushtrria ka arritur fitoren që i duhej në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, duke u ngritur në Superligë si kampione e Ligës së Parë.

Ndërsa Liria, e mposhti Dinamo Ferizajin me rezultat të thellë 0-5 ku të dyja këto do të luftojnë në barazh, për finalen që do ta luajnë ndaj vendit të 8-të të Superligës.

Kështu Vushtrria, e mbyll si kampione e Ligës së Parë me 75 pikë, Liria e 3-ta me 71 pikë sikur Dinamo Ferizaji, ndërsa Vëllaznimi e 6-ta me 70 pikë./IndeksOnline/