22:57 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / MSH

Vushtrriasit shënojnë Ditën e Çajit, krenohen me pijen e tyre

Në qytetin e Vushtrrisë ka filluar sot “Festivali i Çajit”.

Ky është edicioni i tretë i këtij organizimi që po synohet të bëhet tradicional.

Në hapjen e tij erdhi edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, që tha se me këtë rast po vazhdohet një traditë e mirë me pijen e çajit, shkruan KlanKosova.

Ky event u mbështet nga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, dhe do zgjas deri të dielën.