17:45 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Vushtrrisë i largohet një futbollist, njofton në “Facebook”

Vushtrria nuk po kalon në momente të mira këtë sezon pas rikthimit në Superligë.

Dikur kampion i Kosovës, sot skuadra është e parafundit dhe me shumë probleme të brendshme.

Gjatë ditës së sotme ka njoftuar largimin edhe një futbollist, shkruan Indeksonline.

Djellon Dragusha ka njoftuar se nga sot është lojtar i lirë pasi që ka vendosur të largohet nga Vushtrria.

Po shkruaj për të njoftuar zyrtarisht dorëheqjen time si lojtarë i Fc Vushtrria Prej tash lojtarë i lirë klubit i dëshiroj suksese“, ka shkruar Dragusha.

Largimi i tij ishte njoftuar edhe gjatë verës, por më pas u pajtuan për të vazhduar kontratën. /IndeksOnline/