11:31 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

VV dhe LDK përplasen për deklaratat se në Kamenicë u lidh koalicion VV-Lista Serbe

Përgjatë zhvillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës edhe pas daljes së pozitës nga salla e Kuvendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili ka pasur një deklaratë të zëshme në drejtim të LDK-së.

Ismaili ka debatuar shumë zëshëm pas  deklarimeve të bëra se kandidati i Vetëvendosjes në Kamenicë Qëndron Kastrati ka lidhur koalicion me Listën Serbe në këtë komunë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe nga rezultatet e KQZ-së në komunën e Kamenicës fitues ka dalë kandidati i VV-së, Qëndron Kastrati./Indeksonline/