18:47 / E Shtunë, 25 Janar 2020

VV e LDK assesi të merren vesh, takimi i mbrëmshëm nuk pati sukses

Mbrëmë, larg syrit të mediave, në periferi të Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti me Glauk Konjufcën e Besnik Bislimin u takuan me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe zyrtarët tjerë të LDK-së, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Avduallah Hoti dhe Kujtim Shala.

Takimi i mbrëmshëm

Burime të Indeksonline brenda takimit, tregojnë se takimi i mbrëmshëm ishte i pasuksesshëm dhe se nuk pati përafrime.

Dy palët nuk kanë arritur as mbrëmë të gjejnë gjuhën e përbashkët për një marrëveshje.

Gjatë ditës së sotshme u prit një takim tjetër, por një zyrtar i lartë i LDK-së i tha Indeksonline se nuk do të ketë takim sonte.

Albin Kurti ka kohë deri me 4 shkurt që të krijoj një koalicion shumicë në Kuvendin e Kosovës nëse e ka ndërmend të zgjidhet kryeministër./Indeksonline/