11:30 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

VV: Fondi pensional të trajtohet si investitor institucional

Lëvizja Vetëvendosje, duke kritikuar raportin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, ka thënë se derisa ne i bëjmë shteteve të BE-së që të vinë dhe të investojnë në Kosovë, paratë tona nuk ua besojmë ekonomisë tonë.

Dardan Sejdiu, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky fond menaxhon mbi 1.4 miliardë euro të kursimeve të qytetarëve të Kosovës, ku diku vetëm 8 % janë të investuar në Kosovë, ose 95 milionë euro janë në Kosovë.

Ai është ndalur edhe te kontrata për ndërtimin e termocentralit Kosova e re, ku tha se kthimin e investitorit do të jetë 18 përqind, ndërsa, qytetarëve të Kosovës i themi kënaquni me 4.4 përqind.

“Ne nuk po sillemi si shtet që beson në asetet e veta, fondi duhet të trajtohet si investitor institucional”, tha ai.