12:19 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

VV: Hoti ia konfirmoi opinionit ndërkombëtar se Serbia nuk do ta pranojë Kosovën

Anëtari Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani në një konferencë për media ka thënë se kryeministri, Avdullah Hoti ia konfirmuar opinionit ndërkombëtar se Serbia nuk do ta pranojë Kosovën.

Ai tha se thelbi i marrëveshjes në Washington është se Kosova po vazhdon të mos ketë fare shtetësi, shkruan Indeksonline.

Tutje, Zogiani tha se marrëveshjet ndërkombëtare veç po e forcojnë rolin e Serbisë.

“Marrëveshjet ndërkombëtare e forcojnë rolin e Serbisë. Serbia do të jetë vendi ku do të kalojnë dy koridore ndërkombëtare”

Zogiani ka thënë se nuk mund të heqim dorë përkohësisht nga shteti.

“Është besim naiv i kryeministrit që mund ta ndajë ekonominë nga politika. Kosova do të ketë pengesa tjera të natyrës politike”./Indeksonline/