10:51 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

VV kërkonë të jetë e pavlefshme vota e Etem Arifit dhe Qeverinë Hoti

LVV-ja në seancën publike dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, vlerëson se vota e këtij të fundit, i dënuar me burgim efektiv për korrupsion, ishte e pavlefshme në kohën kur e dha atë për Qeverinë e Hotit.

Blerim Sallahu nga Vetëvendosje, tha se Etem Arifi e ka humbur mandatin e deputetit, është dënuar dhe kësisoj nuk mund të mbajë vota e tij Qeverinë e Hotit.

Ai, madje akuzoi KQZ-në për mospërgjegjësi dhe shkelje juridike.

“Në Kushtetutë përcaktohet që liritë themelore mund të përcaktohen vetëm me ligj. Në këtë kuptim Ligji për zgjedhjet e përgjithshme përcakton se secili person që paraqitet në listën e votuesve  është i mundshëm për kandidat vetëm nëse ai ka qenë i dënuar me vendim të plotfuqishëm. Etem Arifi nuk është dashur të  certifikohej si kandidat. Kjo është shkelje dhe papërgjegjësi juridike nga KQZ-ja. Certfikimi është bërë edhe për shkak të arsyeve që ai ka paraqitur një deklaratë duke gënjyer: Se kandidatura e tij është në përputhshmëri me nenin 29 të GZK-së”, tha ai.