15:18 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

VV lëshon pe, posti i Presidentit do ti takojë LDK-së

Negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion qeverisës kanë stagnuar që nga e hëna e kaluar.

Shkak për bllokimin e negociatave ka qenë kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës që ta marr për vete postin e presidentit dhe ministrin e Punëve të Brendshme.

Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur që posti i Presidentit nuk do të caktohet në këtë fazë.

Por burimet e Indeksonline të afërta me negociatat kanë thënë se VV-ja është pajtuar që posti i presidentit ti ndahet LDK-së sipas kërkesës së saj.

Marrëveshja pritet të arrihet zyrtarisht gjatë kësaj jave ndërsa në Kuvend sot ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj./IndeksOnline/