17:36 / E Shtunë, 30 Maj 2020

VV: Mënyra si do të sillemi në ditën e seancës për Qeverinë e Re, do të shihet aty

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje në konferencë  për media është pyetur se si do të veproj Lëvizja Vetëvendosje në ditën e mbajtjes së seancës për formimin e Qeverisë së Re.

Aliu shkurt ka thënë se do të jenë kundër Qeverisë dhe mënyra se si do të veprojnë, sipas tij, do të shihet atë ditë.

“Do të jetë kundër Qeverisë. Mënyra se si do ta shprehim atë i bie që të shihet në seancë”, tha ai.

Ndryshe, Aliu sot i ka ftuar partitë politike të garojnë në zgjedhje dhe populli të vendos se kush të jetë në krye të Qeverisë, transmeton IndeksOnline.

U dëshmua qartë se qeverisja Kurti ishte ndryshe dhe se shteti mund të qeverisjes pa korrupsion. Kjo qeveri bëri punë të mëdha edhe pse LDK-ja e la vetëm. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, le të garojmë në zgjedhje dhe populli të vendos se ç’lloj qeverisje dëshiron. Andaj hapi ynë i parë do të jetë hapi ynë i parë i nënshkrimeve nga për peticion me të vetmën kërkesë për zgjedhje të reja”, tha ai./IndeksOnline/

Mos i humb