12:03 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

VV në Gjakovë i reagon Komunës: Subvencionet në shëndetësi janë ndërprerë, të sëmurëve po u përkeqësohet gjendja

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Gjakovë ka bërë një reagim ndaj Komunës së Gjakovës.

Në këtë reagim thuhet e qytetarët ende s’kanë përfituar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Ndërsa po përkeqësohet edhe gjendja e të sëmurëve.

Ky është reagimi i plotë:

Komuna e Gjakovës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit Komunal të datës 16.03.2020 ka PEZULLUAR ose e ka ndërprerë afatin e thirrjes publike për aplikim të subvencioneve në shëndetësi.

Qytetarët tanë akoma nuk perfitojnë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Numri i rasteve me sëmundje kancerogjene, kardiovaskulare, leukemisë dhe me sëmundje të tjera kronike është në rritje. Çdo ditë me dhjetëra qytetarë trokasin në zyret e komunës duke kërkuar ndihmë (subvencione) për të blerë ilaçet jetike për mbijetesën e tyre, por financiarisht të papërballueshme për gjepin e tyre.

Komuna e Gjakovës i ka nderprerë subvencionet me arsyetim se është kohë pandemie. Paradoksalisht nuk ka ndërprerë projektet për asfaltimin e rrugëve, ndërsa për subvencionet në shëndetësi, pra aty ku bêhet fjalë për shëndetin e njerëzve, i ka ndërprerë pa asnjë arsyetim serioz.

Është e dhimbshme dhe për keq ardhje, rritja çdo ditë e rasteve të reja dhe humbja e jetës së njerëzve nga sëmundjet e ndryshme si: kancerit, leukimisë dhe rastet e infarktit.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DShMS), vetëm në titull është e tillë sepse në realitet është shëndërruar në vend punësim të militantëve dhe familjarëve, ndërsa shërbime komunale kanë vetëm kur kanë leverdi elektorale.

Duke u solidarizuar me të gjitha rastet që kanë vështirësi shëndetësore, i apelojmë Komunës që sa më parë të hapë Thirrjen Publike për Subvencione të Shëndetesisë.

Shëndeti i qytetarëve duhet të jetë prioritet!