20:48 / E Premte, 11 Janar 2019

VW zbulon numrin e makinave që kanë shitur në vitin 2018

Grupi Volkswagen tha ditën e premte se shitjet e makinave u rritën me 0.9% krahasuar me një vit më parë.

Prodhuesi Gjerman ka shitur plot 10.83 milion dhe ndezur garën me Renault-Nissan-Mitsubishi për tu bërë prodhuesi më i madh në botë.

Rivalët e Toyota dhe Renault-Nissan-Mitsubishi nuk kanë publikuar ende shifrat e 2018-ës. Por aleanca Franko-Japoneze ka shitur 10.6 milion makina në 2017-ën dhe 5.54 milion në gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Toyota muajin e kaluar parashikoi 10.55 milion makina të shitura gjatë vitit por ende ska konfirmuar zyrtarisht.

Volkswagen tha se marka VW ka shitur 6.24 milion makina, ndërsa Audi dhe Porsche 1.81 milion dhe 256,000 respektivisht.

Audi është marka e tretë premium më e madhe në botë. Ajo vjen pas Mercedes-Benz me 2.31 milion makina të shitura dhe BMW me 2.12 milion makina të shitura.

Mos i humb