16:39 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

VW përgënjeshtron zërat se do të prodhojë më pak modele Passat

Në SHBA Jetta është vetura më e popullore e Volkswagen. Megjithatë për pjesën tjetër të botës ku makinat e vogla janë më popullore, Passat-i ka lënë gjurmë.

Javën e kaluar gazeta Gjermane Build raportoi se prodhuesi Gjerman do të ulte volumin e prodhimit të Passat për të krijuar hapësira për makinat elektrike.

Por shpejt u provua se nuk është e vërtetë. Javën e kaluar Volkswagen mbajti një takim sekret në Hamburg për të prezantuar Passat-in e ri “facelift” i cili do të debutojë në Evropë vitin e ardhshëm.

Ndryshe nga versioni Amerikan, Passat-i në Evropë është shumë popullor. Ai bazohet në platformën MQB ndërsa në SHBA në platformën Volkswagen B.

Një përfaqësues i kompanisë mësohet të ketë thënë: “Volkswagen u ballafaqua me disa lajme zhgënjyese nëpër media për Passat-in.

Gazetat shkruajnë se Passat-i do të tërhiqet nga tregu në mënyrë që kompania jonë të fillojë prodhimin në masë të makinave elektrike. Më lejoni tju them se Passat nuk do të shkojë gjëkundi. Ai është këtu për të qëndruar.”