13:52 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

VW-ja pezullon ndërtimin e fabrikës në Turqi, shkaku i luftës

Volkswageni ka shtyrë vendimin përfundimtar të ndërtimit të një fabrike të re në Turqi, tha kompania, në mes të kritikave ndërkombëtare për operacionin ushtarak të vendit në Siri dhe shqetësimet në lidhje me pasojat e mundshme të reputacionit.

“Ne po vëzhgojmë me kujdes situatën aktuale dhe shikojmë me shqetësim zhvillimet e tanishme”, tha një zëdhënës i kompanisë të martën.

Në fillim të këtij muaji, Volkswagen krijoi një degë në krahinën perëndimore të Manisa të Turqisë, ndërsa ndërmarrja tha se ishte ende në fazat e fundit të bisedimeve dhe se nuk kishte marrë një vendim përfundimtar për fabrikën.

Anëtari i bordit mbikëqyrës të Volkswagenit, Stephan Weil, kryeministër i Saksonisë së Poshtme, ku është vendosur marka VW, tha se ai nuk mund ta imagjinonte që Volkswagen do të bëjë një investim, duke marrë parasysh rrethanat aktuale, raporton IndeksOnline.

Saksonia e Poshtme është një zë me ndikim te prodhuesit e makinave me një aksion 20%.

“Kam përshtypjen se mendimi im është i ndarë nga disa njerëz të tjerë në bordin mbikëqyrës”, tha Weil, duke shtuar se tema do të diskutohej në takimin e ardhshëm të bordit mbikëqyrës në mes të nëntorit.

Gjatë dy dekadave të fundit, Turqia është bërë një vend kyç prodhimi për industrinë globale të automjeteve. Prodhuesit e mëdhenj të automjeteve që ndërtojnë makina dhe kamionë në vend përfshijnë Toyota Motor Corp., Fiat Chrysler Automobile NV, Ford Motor Co., dhe Renault SA.

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Turqisë ta ndalë inkursionin e saj. Gjermania, një partner i madh tregtar me Turqinë, ka pezulluar të gjitha dërgimet e armëve për forcat e armatosura të vendit.

Presidenti Trump ka autorizuar sanksione dhe ka rritur tarifat e çelikut për Turqinë, dhe ka kërcënuar me gjobitje dënime të mëtejshme financiare nëse Ankaraja vazhdon ofensivën e saj. /IndeksOnline/