18:32 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

VW shkon në Gjenevë me një Touareg brutal

T-Roc R nuk do të jetë i vetmi Volkswagen SUV i fuqishëm që do të debutojë muajin e ardhshëm në Geneva Motor Show.

Prodhuesi gjerman sapo ka njoftuar se një Touareg i ri me motor turbo-dizel me tetë cilindra do të debutoj në qytetin zviceran, shkruan IndeksOnline.

Ky model do të ketë motor 4.0 litërsh V8 TDI dhe gjeneron plot 415 kuajfuqi.

Touareg i ri do të ketë transmision automatik me tetë shpejtësi dhe vjen me standarten 4Motion AWD. Ky motor i fuqishëm i mundëson që shpejtësinë 0-100 km/orë ta arrij në vetëm 4.9 sekonda – ndërsa shpejtësia maksimale kufizohet në mënyrë elektrike në 250 km/orë.

Konsumatorët nuk kanë nevojë të shqetësohen kur dëgjojnë fjalët “Volkswagen – dizel” sepse marka gjermane thotë se modeli i ri është në përputhje të plotë me standartet e emetimeve të Euro 6.

Konsumatorët që blejnë këtë makinë do të përfitojnë më shumë se vetëm një motor të fuqishëm. Të përfshira në pako janë gjëra të tilla si pezullimi ajror, tapiceri lëkure Vjena, çatia e pasme eletrike, vende të reatshme, sistem alarmi anti-vjedhje, pedale nga çeliku, dritat e para automatike dhe poashtu edhe pasqyrat e jashtme me ndriçim automatik.

Touareg vjen në dispozicion në paketën standarta të dizajnit ‘Elegance’ dhe tjetrën që quhet ‘Atmosphere’. E para ofron një brendësi të dominuar nga ngjyra metalike dhe ngjyra tjera të freskëta, ndërsa e dyta sjell një atmosferë më të ngrohtë falë drurit dhe toneve natyrale.

VW Touareg V8 TDI do të dalë në shitje në tregjet evropiane në fund të majit, ndërsa vlen të theksohet se nuk do të shitet në Amerikë. /IndeksOnline/