14:04 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

VW Touareg i ri rrit fuqinë dhe madhësinë e gomave

Touareg ka fituar vëmendjen e specialistëve të tregut. Volkswagen ka vendosur të bëjë disa ndryshime në makinën Touareg, më saktë në fuqinë e makinës dhe gomat.

Inxhinierët, duke u bazuar në versionin e motorit 3.0 litërsh TDI, kanë arritur të rrisin output-in e motorit me gjashtë cilindra nga 286 kuaj fuqi në 330 kuaj fuqi.

Mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme për të shuar etjen e entuziastëve për fuqi, le të kujtojmë që VW do t’i japë modelit Touareg motorin V8 me naftë të cilin e meriton, të kompletuar me twin-turbo për të arritur fuqinë 421 kuaj.

Një version plug-in hibrid është rrugës, me 367 kuaj fuqi.

Për tu kthyer tek modifikimet që po i bëhen makinës, gomat variojnë nga 51 cm në 56 cm.