14:29 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

VW u bën apel shoferëve: Mos i ngarkoni furgonët me peshë ekstreme

Hulumtimi i ri nga Volkswagen zbulon disa statistika shqetësuese.

Hulumtimet e reja kanë treguar se një numër i shoferëve të furgonëve nuk po lënë hapësirë ​​të mjaftueshme që automjeti të ndalet në mënyrë të sigurtë. Më shumë se gjysma e shoferëve të automjeteve komerciale nuk e dinë ndikimin e vërtetë të bartjes së një ngarkese të rëndë.

Sipas një studimi të kryer nga ‘Volkswagen Commercial Vehicles’ vitin e kaluar, shumica e shoferëve të furgonëve kishin bartur më shumë se gjysmë ton cdo ditë, transmeton IndeksOnline. Kjo ngarkesë e rëndë mund të rrisë distancën e frenimit deri në 36 %, e cila barazohet me një distancë ekstra prej 5 metra nëse makina dëshiron të ndalet me shpejtësi 100 km/orë.

‘Volkswagen Commercial Vehicles’ kryen një sërë testesh në Britani të Madhe me gamën e furgonëve që mbanin ngarkesa të ndryshme, nga lehtë në rëndë.

Sondazhi i kryer nga ana e markës zbuloi se mbi gjysma e shoferëve të furgonave nuk mund të identifikonin se sa gjatë do të duhej për të frenuar kur ngiste një furgon të ngarkuar dhe vetëm 17 përqind e të anketuarve mund të identifikonin saktësisht distancën e Kodit të Autostradës në shpejtësi 50 km/orë.

“Ky hulumtim nxjerr në pah mungesën e njohurive që mund të jenë vdekjeprurëse”, tha Carl zu Dohna e automjeteve komerciale Volkswagen.

“Distancat e frenimit në Kodin e Autostradës bazohen në një standard të këshilluar dhe nuk marrin parasysh ngarkesat që mbajnë shoferët e shumë furgonëve. Hulumtimi ynë thekson një mesazh të rëndësishëm sigurie që shoferët e furgonit mund të përfitonin me të vërtetë.”

Matthew Avery, drejtor i hulumtimit në Thatcham Research, shtoi: “Ky është një mesazh i rëndësishëm nga një markë që po udhëheq me të vërtetë sigurinë komerciale të kamionëve. Peshat e rënda në pjesën e pasme mund të ndikojnë në stabilitetin dhe distancën e ndalimit.” /IndeksOnline/