08:41 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

VW vjen me motor TDI komplet ekologjik

Volkswagen është duke ecur tërë kohën në hap me të ardhmen e elektrifikimit dhe rregullave të reja të BE-së.

Gjiganti gjerman ka arritur që ta bëj ekologjik njërin nga motorët më të mirë në histori, atë TDI.

Motori i ri EA288 TDI është pjesë e gjeneratës së re të Golfit. Arsyeja pse tashmë e plotëson standardin Euro 6d, nuk është në inovacionin e performancës së këtij motori por në procesin e trajtimit të shkarkimit të gazrave.

Filtrimi i shkarkimit të gazrave tani zhvillohet përmes tre sistemeve. Këtë teknologji të re Volksëageni e quan “Tëin-Dosing”, ku emetimi i grimcave NOx tani është 80 për qind më i ulët, sipas këtij prodhuesi prestigjioz gjerman.

Me këtë teknologji të re, e cila redukton emetimet, Volksëageni këmbëngul se tani motori TDI është vërtetë më i pastër. /IndeksOnline/