15:13 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

VW zbulon mini-busin elektrik [Foto]

VW Group ka zbuluar një koncept mini-bus elektrik, në TechCrunch 2017 në Berlin.

Ky mini-bus ka 6 ulëse, hapësirë të mjaftueshme, porte për USB dhe natyrisht Wi-Fi për pasagjerët. Derë të automatizuar dhe timonin e optimizuar që të lehtësojë hyrjen dhe daljen e pasagjerëve.

Asnjë detaj teknik nuk është zbuluar, përvec një distance prej 300 km dhe aftësisë për t’u karikuar deri në 80 % të baterisë në 30 minuta.

Këta minibus janë planifikuar të fillojnë në Hamburg deri në fund të vitit 2018. Qëllimi është të zëvendësojnë 1 milion makina në qytetet evropiane dhe amerikane deri në vitin 2025.

Flora e parë e automjeteve në Hamburg do të fillojë me 200 sosh dhe të rritet në 1000 vitet e ardhshme. /IndeksOnline/