18:23 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / AR

“Waka Waka”, kënga e preferuar e familjes mbretërore

Princi William ka folur publikisht për muzikën e preferuar.

39 vjeçari u tregua i sinqertë në një edicion  në ‘Time to Walk’, transmeton Indeksonline.

Gjatë kësaj paraqitje, ai foli për mënyrën se si e përforcon veten.

Nuk ka asgjë më të mirë se ne mëngjesin e të hënës, kur jeni paska të lodhur pas fundjavës dhe përpiqeni t’i riktheheni realitetit, duke dëgjuar AC/DC, ‘Thunderstruck”, tha ai.

Më duhet të them se e kam dëgjuar një milion herë. Kjo këngë të zgjon nga gjumi, të jep humor të mirë dhe ndihesh sikur mund të marrësh gjithçka çka do”, vazhdoi ai.

Ai foli edhe për muzikën që dëgjon familja e tij në mëngjes.

Shumicën e mëngjeseve ka ‘luftë’ mes Charlotte dhe George për atë se cila këngë duhet ta lëshojmë në mëngjes. E preferuara e gjithë familjes është ‘Waka Waka’, nga Shakira”, tha Princi./Indeksonline/

4 'Marketing Lessons' from WAKA WAKA | by Akash Nair M S | Medium