23:50 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Wanda Nara feston fitoren e Inter, duke publikuar bisedat me Icardin në WhatsApp

Kapiteni i Interit ka dhënë një shfaqje tjetër në Cagliari, duke shënuar dy gola.

15 gola në 14 ndeshje deri më tani nga Icardi. Kjo sigurisht ka bërë që Wanda Nara të ngazëllehet.

Gruaja dhe njekohësisht menaxherja e argjentinasit nuk mungon kurrë në San Siro, por për transfertën në Sardenjë ajo ka ndjekur Mauriton e saj nga TV.

Dhe për të festuar golat e tij, ajo zgjodhi të postoj në Twitter shkëmbimin e mesazheve të çiftit para ndeshjes. /IndeksOnline/