10:26 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Warriors të papërballueshëm me Curry-Durant, Rockets nuk u vlejnë 58 pikët e Harden

Golden State Warriors duket se kanë gjetur ritmin e duhur, duke mposhtur çdo kundërshtar që u dalin përpara. Kështu radhën për t’u dorëzuar para kampionëve në fuqi e kishin New Orleans Pelicans, që pavarësisht se mbajtën një ritëm të lartë, u mposhtën në fund 147-140.

E pabesueshme sesi 58 pikët dhe 10 “rebound” të James Jarden nuk u mjaftuan Houston Rockets përballë Brooklyn Nets, me skuadrën njujorkeze që triumfoi 142-145 pas kohës shtesë.

Fitore e bukur e Boston Celtics 117-108 përballë Toronto Raptors në të ashtuquajturën “big match”. Skuadra e Brad Stevens e siguroi suksesin falë një periode të dytë të jashtëzakonshme, ku shënoi një rezultat të pjesshëm 34-17.

Humbja e Raptors u dha mundësi Milwaukee Bucks të merrnin kreun e Konferencës së Lindjes falë suksesit 111-101 ndaj Memphis Grizzlies.

Në takimet e tjera San Antonio Spurs fituan 105-101 me Dallas Mavericks, ndërsa Los Angeles Clippers pësuan humbjen e katërt radhazi, 129-109 ndaj Utah Jazz.

U desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin mes Detroit Pistons dhe Orlando Magic, me vendasit që triumfuan në fund 120-115 falë 30 pikëve të Blake Griffin.

Ndërsa Damian Lillard me 33 pikë, udhëhoqi Portland Trail Blazers drejt suksesit 129-112 kundër Cleveland Cavaliers.

Rezultatet:

Detroit Pistons – Orlando Magic 120-115 d.t.s

Boston Celtics – Toronto Raptors 117-108

Houston Rockets – Brooklyn Nets 142-145 d.t.s

Memphis Grizzlies – Milwaukee Bucks 101-111

Dallas Mavericks – San Antonio Spurs 101-105

Portland Trail Blazers – Cleveland Cavaliers 129-112

Los Angeles Clippers – Utah Jazz 109-129

Golden State Warriors – New Orleans Pelicans 147-140