20:23 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Uashingtoni e quan të jashtëligjshëm kapjen e anijeve ukrainase nga Rusia

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, e cilësoi sot si një veprim të jashtëligjshëm nga ana e Rusisë kapjen këtë fundjave të anijeve ukrainase, duke theksuar se kjo sjellje e bën të pamundur një marrëdhënie normale mes Uashingtonit dhe Moskës.

“Sikurse ka thënë presidenti i vendit tim shumë herë, SHBA-ja është për një marrëdhënie normale me Rusinë”, tha Haley, shkruan ATSH.

“Por veprimet e jashtëligjshme si këto e bëjnë këtë të pamundur”, theksoi diplomatja amerikane, duke i kërkuar Rusisë që të lëshojë anijet ukrainase dhe ekuipazhin e tyre.