19:26 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Watford përmbys Arsenalin, i merr një pikë

Arsenali ka barazuar si mysafir i Watfordit me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së pestë të Premierligës.

Skuadra e Emery ishte në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë por Watford arriti të barazoj në pjesën e dytë.

Aubameyang ishte realizatori i dy golave për Arsenalin në pjesën e parë. Gabonezi realzoi në minutën e 21-të dhe të 32-të.

Në pjesën e dytë Cleverley ngushtoi rezultatin në minutën e 53-të, derisa Pereyra barazoi në minutën e 81-të nga penalltia.

Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet në pozitën e shtatë me shtatë pikë, derisa Watford mbetet e fundit me vetëm dy pikë. /IndeksOnline/