22:37 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Watkins pas “hat-trickut” ndaj Liverpoolit: Mund të shënoja më shumë!

Ka përfunduar takimi ndërmjet Aston Villës dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të xhiros së katër në Premierligë.


Aston Villa e mposhti skuadrën e Klopp me rezultat final në 7:2 për t’i fituar kështu tri pikë të plota nga kjo sfidë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe protagonisti i tre golave për Ason Villën, Watkins, i cili tha se ishte i kënaqur që shënoj “hat-trick”, por ai thotë se dëshironte ende gola.

“Jam i kënaqur që kontribova dhe që ne fituam në fund të ndeshjes. Është pabesueshme të shënosh het-trick, para ndeshjes nuk do të kisha menduar se do të shënoja tre gola. Pas golit të parë, unë u rrita në vetëbesim, por ndoshta do të kisha shënuar më shumë se tre në fund. Do ta ktheja kohën për të shënuar disa nga rastet që kam humbur”, tha fillimisht Watkins.

“Ne pamë se sa lart luanin. Ne nuk menduam se do të fitonim me këtë rezultat”, përfundoi ai.