22:32 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / C E

WBA futet në Premierligë, Muriqi shikon biletat për aeroplan

West Bromëich Albion zyrtarisht ka siguruar pjesëmarrjen në Premierligë për sezonin e ardhshëm.

Këtë sukses ata e arritën falë barazimit 2-2 ndaj QPR dhe humbjes së Brendfordit.

WBA siguron vendin e dytë në tabelën e Cahmpionship me 83 pikë derisa më parë e kishte siguruar edhe Leeds.

Me këtë rast hapen mundësitë që Vedat Muriqi të bashkohet me skuadrën e re të Premierligës për sezonin e ardhshëm.

Është raportuar se WBA ka bërë ofertë prej 22 milionë euro për sulmuesin nga Prizreni.

Brentford, Fulham, Cardiff dhe Swansea janë skuadrat që do të luajnë në Play Off. /IndeksOnline/