Weah të largohet nga PSG, do t’i bashkohet Celtic
Celtic pritet që t’i sigurojë shërbimet e Timothy Weath, djalin e sulmuesit legjendar dhe presidentit aktual të Liberisë, George Weah.
18-vjeçari është pjesë e Paris Saint-Germain, por nuk ka minutazh të mjaftueshme nën urdhrat e Thomas Tuchel, kështu që largimi i tij pritet të ndodhë në janar.
Ai nënshkroi kontratë të re verën e kaluar deri në vitin 2020, por ka bërë të ditur në Instagram se do të largohet në janar, transmeton IndeksOnline.
”Unë i falënderoj ndjekësit e mi për mbështetjen e tyre konstante dhe unë gjithashtu falënderoj trajnerët e mi dhe bashkëlojtarët që më kanë ndihmuan të ndihem si pjesë e kësaj familje”.
”Këta muaj më kanë ndihmuar shumë edhe pse s’kam luajtur aq sa duhet”.
”Do të më mungoj ky stadium dhe energjia që ju sjellni në çdo ndeshje”, shkroi ai.
Reprezentuesi amerikan nuk ka specifikuar se ku do të shkojë, por RMC Sport ka raportuar se ai do t’i bashkohet Celtic./IndeksOnline/