21:27 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Weder Bremen nderon Milot Rashicën pas fitores historike

Milot Rashica ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit.

Ylli nga Vushtria ishte spektakular edhe pse nuk arriti të shënoj, shkruan Indeksonline.

Një befasi e për numrin 7 të Kosovës erdhi nga klubi i tij, Werder Bremen.

Në faqen zyrtare ata kanë postuar videon e Milotit duke festuar pas ndeshjes.

“Duket se Milot Rashica e shijoi natën e mbrëmshme”, shkruan në Twitter faqja e Werder Bremenit. /IndeksOnline/