14:21 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

WELCOME BROTHERS! Kosova me pritje të ngrohtë për Anglinë

Njëra ndër Kombëtaret më të mëdha në botën e futbollit dhe gjysmëfinalistja e Kupës së Botës 2018, Anglia, do të arrijë sot në Kosovë, për ndeshjen që nesër do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Para kësaj ndeshjeje, Kombëtarja e Anglisë do të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” sot në orën 18:30, ndërsa trajneri anglez Gareth Southgate do të mbajë konferencë në Prishtinë në orën 19:30.

Edhe pse kjo ndeshje tanimë nuk ka ndonjë vlerë sa i përket rëndësisë për kualifikime, përgatitjet janë bërë që skuadra e shtetit mik të Kosovës të pritet në mënyrën më të ngrohtë.

Kjo vërehet edhe nëpër disa pjesë të kryeqytetit ku në shumë rrugë dhe kafiteri janë vendosur flamuj anglezë dhe slogane urojnë mirëseardhje. /IndeksOnline/