Wembley në shitje, FA nuk po mund ta mbaj
Federata Angleze e Futbollit është duke menduar ta nxjerrë në shitje stadiumin ikonik, Wembley.
Sipas “DailyMail” stadiumi kombëtar ka pasur humbje mbi 370 milionë euro që janë të pamundura të paguhen nga Federata.
Shitja e Wembley më herët ishte refuzuar nga shumë anëtarë të AF mirëpo tani gjithçka ka ndryshuar.
Së shpejti do të ketë një takim ku do t’i vendoset çmimi i stadiumit legjendar. /IndeksOnline/