18:18 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Wenger afër të marr drejtimin e Kombëtares që do të luaj në Botëror

Arsene Wenger është pa skuadër që kur u largua nga Arsenal pas 22 sezonesh.

Ai ka qenë i përfolur se mund të marr drejtimin e skuadrave si Milan dhe Monaco, por e ardhmja e 69 vjeçarit mund të jetë në stolin e Katarit, shkruan Indeksonline.

Sipas “goal.com” Federata e Futbollit të Katarit ka kontaktuar francezin dhe konsiderohet si kandidati kryesor.

Paga në këtë shtet nuk është problem dhe ish-trajneri legjendar i Arsenalit mund të drejtoj Kombëtaren organizatore të Kupës së Botës në vitin 2022.

Kujtojmë se Katari e ka të siguruar pjesëmarrjen si vend organizativ. /IndeksOnline/