18:41 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Wenger i trishtuar: Futbollin po e prish leku

Tekniku i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se pesë ligat më të forta evropiane (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, Francë) po i shkatërrojnë klubet me fuqi të lartë financiare.

“Është e qartë se pasiguria është zhdukur. Kur ju i shikoni pesë ligat më kualitative të Evropës, në dhjetor, ne tashmë i dimë katër kampionët. Kjo do të thotë se ka diçka të gabuar me lojën tonë. Fuqia e madhe financiare e disa klubeve ka shkatërruar pothuajse konkurrencën”, ka thënë Wenger .

“Për momentin, vetëm liga italiane është interesante, ku pas një kohe të gjatë, Juventusi në fund ka një konkurrentë të fortë. Napoli është një pikë para gjashtë herë kampionit të njëpasnjëshëm.” përfundoi Wenger.