22:34 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Wenger “out” (Video)

Skuadra e Arsenalit ka pësuar humbjen e radhës nga Manchester City.

Pas humbjes në finalen e “Carabao Cup”, skuadra e Arsene Wenger është mposhtur 3 me 0 midis “Emirates”, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28’të në Premierligë.

Golat për ekipin më në formë sivjet në Angli i shënuan: Bernando Silva (15’të), David Silva (28’të) dhe Leory Sane (33’të).

Gjatë pjesës së dytë gola nuk pati, por vlen të përmendet se “Topçinjtë” humbën një penallti me anë të Pierre-Aubameyang.

Me këtë fitore Manchester City ngritët në kuotën e 75 pikëve, kurse Arsenali mbetët në pozitën e gjashtë me 45 pikë./IndeksOnline/