14:49 / E Enjte, 02 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Wenger paralajmëron Anglinë: Wilshere është gati

Jack Wilshere i ka bërë përshtypje Arsene wengerit për rikthimin e tij në formacionin e Arsenalit.

Bosi francez mendon se mesfushori është gati për t’u rikthyer në formacionin e Kombëtares së Anglisë, transmeton IndeksOnline.

23-vjeçari nuk ka luajtur me “Tre Luanët” që prej humbjes ndaj Islandës në Euro 2016.

“Mendoj se është i gatshëm, personalisht. Ai nuk ishte tre javë më parë, por është sot”, ka thënë Wenger.

Wenger dhe ekipi i tij është duke u bërë gati për ndeshjen e nesërme kundër Crvena Zvezdës në kuadër të Europa Ligës./IndeksOnline/