12:30 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Wenger propozon rregulla të reja për “offside” në VAR

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsen Wenger ka folur rreth teknologjisë më të re në futboll, VAR.

Sipas zyrtarit të FIFA-s për zhvillim, VAR-i do të sinjalizojë pozicion jashtë loje vetëm nëse ndonjë pjesë e trupit të fubollistit, permes së cilës mund të shënohet gol, është më e anvacuar se mbrojtësi i vijës së fundit kundërshtare.

Ky vendim pritet të miratohet më 29 shkurt dhe mund të aplikohet në Euro 2020, që fillon në qershor të këtij viti.

Në një intervistë të dhënë për The Sun, francezi e shpalosi planin e tij, pas shumë polemikave lidhur me këtë teknologji.

‘’Pozicion jashtë loje do të ndalet vetëm nëse ndonjë pjesë e trupit të futbollistit, përmes së cilës mund të shënojë, është më e avancuar se vija e drejtë me mbrojtësin e fundit kundërshtar’’, u shpreh 70-vjeçari, transmeton lajmi.net.

Gjatë këtij sezoni pati shumë pakënaqësi lidhur me vendimet që po vijnë nga VAR-i, ku sipas kësaj teknologjie, çdo pjesë e trupit e avancuar kundrejt vijës me mbrojtësin e fundit llogaritet pozitë jashtë loje.

VAR-i është kritikuar edhe nga shumë fytyra të njohura të futbollit, sipas të cilëve po e zvogëlon shumë lojën efektive.