11:13 / E Premte, 03 Shtator 2021 / A. A

Wenger sjell idenë revolucionare: Nga viti 2028, Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger po punon intenzivisht për të implementuar projektin revolucionar në futboll.

Francezi që tani ka detyrën e drejtorit për zhvillimin e futbollit në FIFA, dëshiron që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vjet, transmeton Indeksonline.

Projekti, sipas Wenger, do të miratohej nga gjithsej 166 vende që kanë kërkuar të rishikojnë këtë mundësi.

71-vjeçari njofton se plani i FIFA-s është që ky projekt të filloj së implementuari nga viti 2028.

Kjo garë është organizuar nga viti 1930.

/Indeksonline/