11:01 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Wenger vjen me lajmin e madh për Sanchezin dhe Ozilin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka ardhur me lajmin e shumë pritur për shumë tifozë të futbollit.

Francezi në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Huddersfieldit në kuadër të Premier Ligës, foli edhe për të ardhmen e Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, transmeton IndeksOnline.

Sipas Wengerit, dy futbollistët nuk do të shiten në mini-afatin e janarit, por me gjasë do të largohen në fund të sezonit.

“Unë nuk mendoj çdo ditë për këtë, ata janë këtu dhe duhet të japin më të mirën për klubin. Unë mendoj se ata do të qëndrojnë deri në fund të sezonit, ky ishte vendimi ynë në fillim të sezonit”, ka thënë Wengeri.

Sanchez (28 vjeçar) dhe Ozil (29 vjeçar), kanë kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2018, kështu nëse të dy nuk nënshkruajnë kontratë të re deri në vitin e ardhshëm, Arsenali rrezikon t’i humb dy yjet pa fituar asnjë cent./IndeksOnline/