10:42 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

Wengeri i “lutet” Barcelonës: Mos e largoni Xavin, ka bërë punë të jashtëzakonshme!

Legjenda e futbollit francez, Arsene Wenger gjatë një interviste ka thur lavde për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez.

Xavi do të largohet nga Barça në fund të këtij sezoni, kjo për shkak se klubi katalunas nuk i arriti objektivat për vitin 2024, shkruan Indeksonline

Megjithatë, ish-trajneri i Arsenalit, Wenger gjatë një interviste për Bild.de tha se Xavi ka bërë një punë të shkëlqyer te ekipi nga Katalunia.

Madje mendon se largimi i Xavit nuk do të ishte zgjidhje për Barcelonën.

“Unë mendoj se Xavi ka bërë një punë të shkëlqyer te Barcelona. Ai njoftoi largimin shumë herët. Ata po tregojnë se po rriten si klub. Do doja që ai të qëndronte më shumë te skuadra”, u shpreh Wenger./Indeksonline/