15:12 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Werder Bremen gëzon Rashicën me numrin 7

Milot Rashica nga sezoni i ardhshëm do të bartë fanellën me numrin e tij të preferuar, 7.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubiWerder Bremen përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Në dy edicionet e kaluara Rashica ka bartur numrin 11.

Ky është një sinjal që Rashica nuk do të lëviz në këtë afat kalimtar nga Werder Bremen, pavarësisht kërkesave dhe ofertave që kanë shkuar në adresë të klubit gjerman.

Rashica shkëlqeu edicionin e kaluar në Bundesligë duke shënuar 9 gola dhe 5 asistime. /Indeksonline/