16:53 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

Werder Bremen-i dënon ish-lojtarin e Liverpool-it

Klubi gjerman Werder Bremen, ka pezulluar ish-lojtarin e Liverpool-it, deri në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Naby Keita, i cili u pezullua për shkak se nuk shkoi në autobusin e skuadrës së tij pasi, mori vesh që nuk do ishte pjesë e formacionit startues për ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit.

Werder Bremeni, po ashtu ka gjobitur 28-vjeçarin për këtë gjë, si dhe nuk do stërvitet me skuadrën apo dhe të jetë prezent në ndeshjet e mbetura, shkruan IndeksOnline.

Përndryshe Keita, iu bashkua Werder Bremenit verën e kaluar nga Liverpooli.

Por futbollisti, ka bërë gjithsej 5 paraqitje, pasi që ishte i lënduar gjatë tërë sezonit./IndeksOnline/