22:26 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Werderi barazon në ndeshjen e parë të ‘play out’ – it

Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen ka bërë një hap jo dhe aq pozitiv sa i përket mbetjes në Bundesligë.

Në ndeshjen e parë të ‘play out’ – it ata kanë barazuar me ekipin e Heindenheim, transmeton Indeksonline.

Ky është një rezultat pozitiv për ekipin mysafir, të cilët me 6 korrik do të luajnë ndeshjen e dytë si vendas dhe mund ta kërkojnë fitoren atje.

Çdo lloj barazimi me gola apo fitorja e mban në Bundesligë Bremenin./Indeksonline/