20:27 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Werderi fantastik/ 30 minuta për Rashicën

Skuadra e Werder Bremen ka arritur fitore të madhe në udhëtim në xhiron e 18’të të Bundesliga-s.

Bremen arriti fitore të thellë 4-1 ndaj Hertha Berlinit, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-2, me golat: Selke dhe Toprak për Bremen/ Cordoba për Herthan.

Në pjesën e dytë, u shënuan edhe dy gola tjerë. Ishte Bittencourt dhe Sargent me një gol të bukur që vulosën epilogun e këtij takimi (1-4).

Pati minuta edhe për yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 51’të. Ai pati dy raste të mira shënimi.

Me fitore Bremen tani ngritët në pozitën e 12-të me 21 pikë, kurse Hertha mbetët në të 14-ën me 17 pikë./IndeksOnline/