22:31 / E Martë, 26 Maj 2020

Werderi i Rashicës nuk ja del ndaj Gladbachut, mbetet në zonën e kuqe

Werder Bremen nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë në ndeshjen e Bundesligës ndaj Borusia Monchengladbach.

Skuadra e Milot Rashicës barazoi pa gola në ndeshjen e xhiros së 28-të.

Por kjo pikë nuk i mjaftoi që dalë nga fundi i tabelës, ku është pretendenti kryesor për të rënë nga liga.

Ylli kosovar luajti 86 minuta në këtë sfidë.

Aktualisht, Werderi është në vendin e parafundit me 21 pikë, tri më pak se Dusseldorfi i Valon Berishës. /IndeksOnline/