19:23 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Werderi po e qon Rashicën në qiellin e shtatë

Skuadra gjermane Werder Bremen është duke postuar shumë shpesh në rrjetet sociale gjëra që lidhen me Milot Rashicën.

Kjo skuadër më parë i’a kishte lënë nofkën “Rocket man” ndërsa tani e ka ndryshuar atë në “Asisst man”.

Kjo pas asistimit që dha në ndeshjen e fundit kundër Dormtundit e cila përfundoi pa fitues 2-2.

Këtë edicion Rashica ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 4 herë në Bundesligë. /Indeksonline/